Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra penale të ndryshme

Fier/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim O. Ll., 42 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin I. R., 43 vjeç (i arrestuar), i kanë vjedhur një 34-vjeçareje, 2 valixhe me sende personale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, për shtetasin R. G., 46 vjeç, banues në fshatin Belinë, ish-punonjës i Postës Shqiptare, pasi dyshohet se gjatë kohës që ka kryer këtë detyrë, ka përvetësuar një shumë parash (pagesat e kryera nga një shtetas, për shlyerjen e faturave të energjisë elektrike).

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori edhe për shtetasin A. F., 47 vjeç, banues në fshatin Bishan, Fier, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime punime ndërtimi, në tokën e tij, pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, për shtetetasit:
-M. Ç., 40 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 21 vjeçe, se ndihet e kanosur sepse ky shtetas i dërgon në rrjete sociale, foto të saj personale;
-D. M., 27 vjeç, banues në Lushnjë, pasi shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar një mjet prerës (thikë).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.