Fier – Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet penalisht 1 shtetas dhe tjetër shpallet në kërkim

Fier

Vijojnë kontrollet e pandërprera për evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit.

Arrestohet një shtetas dhe procedohet penalisht një tjetër që ushtronin këtë veprimtari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin Z. M., 35 vjeç, banues në Fier dhe proceduan penalisht shtetasin F. K., 16 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Konferenca e Pezës” në lokalin në pronësi të shtetasit F. K ku ishte i punësuar shtetasi Z. M., u gjet dhe u sekuestrua një kompjuter që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të kundraligjshëm të lojrave të fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara” e kryer në bashkëpunim.
——

Po nga këto struktura u arrestua në flagrancë shtetasi E. S., 40 vjeç, banues në Fier dhe u shpall në kërkim shtetasi S. M., 30 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “29 Nëntori” në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur një sasi parash në çantën e krahut shtetasit N. F.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim.