Fier – Procedohen penalisht 2 shtetas

Fier/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas 16 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetë dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë (përforcues grushti).

Divjakë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy 16-vjeçarë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 15-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.