
Pas telefonatës të marrë në numrin falas 112 nga një familje turistësh holandezë, të cilët kërkonin ndihmë pasi në aksin rrugor Fier – Lushnjë kishin problem me mjetin e tyre, patrulla e Policisë Rrugore që ishte në shërbim ka shkuar menjëherë për ndihmë.
Efektivët e Policisë Rrugore kontaktuan një mekanik dhe e çuan në vendin ku kishin mbetur turistët, i cili rregulloi defektin. Turistët falënderuan punonjësit e policisë për ndihmën e dhënë.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier mbetet e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve duke krijuar një ambient sa më të sigurt. Në këtë kuadër #Policia fton qytetarët jo vetëm të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, por edhe të kërkojnë ndihmë.