Fier – Ndalohet një 41-vjeçar i shpallur në kërkim sepse ishte dënuar me 7 vjet burgim, pas njohjes së vendimit të një gjykate greke, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve

Fier

Ndalohet një 41-vjeçar i shpallur në kërkim sepse ishte dënuar me 7 vjet burgim, pas njohjes së vendimit të një gjykate greke, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe për nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Alfred Koxhaj, 41 vjeç, banues në Ballsh.

Gjykata e Apelit të Vlorës ka njohur një vendim të autoriteteve gjyqësore të Greqisë, për dënimin e 41-vjeçarit, me 7 vjet burgim, për vepren penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.