Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Y. S., 59 vjeç, banues në Cakran, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ky shtetas, në qershor 2021, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke kultivuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, në tokën e tij të mbjellë me dru frutorë.
—
Po nga këto struktura u proceduan penalisht shtetasit:
L. A., 34 vjeç, banues në Roskovec, pasi ka dhunuar fizikisht shtetasin B. Ç., 53 vjeç, për motive të dobëta;
F. K., 44 vjeç, banues në Vidhisht, Roskovec, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.