Policia godet një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve
Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Cakrani”.
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Fier.
Sekuestrohen 57 kg kanabis, 1 armë zjarri dhe municion luftarak.
Policia arreston në flagrancë 2 shtetas dhe shpall në kërkim 2 të tjerë.
Në kuadër të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, si edhe mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative, nga ana e Komisariatit të Policisë Fier në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, është organizuar dhe finalizuar operacioni “Cakrani”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
N. D., 61 vjeç, banues në Cakran.
J. D., 47 vjeç, banues në Cakran.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasve:
M. D., 38 vjeç dhe D.D., 24 vjeç.
Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre në fshatin Cakran, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 57 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis, një armë zjarri dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.