Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin P. O., 33 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait dhe kunatës së tij.
Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin E. Xh., 39 vjeç, banues në Roskovec, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi në lagjen Nr. 1, Roskovec, u gjet dhe sekuestrua një aparat celular me të cilin dyshohet se ushtronte aktivitetin e paligjshëm të organizimit të lotarive të palejuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.