Fier – Arrestohen në flagrancë 3 shtetas

Fier

Iu gjet lëndë narkotike në banesë, arrestohet në flagrancë poseduesi.

Vihen në pranga edhe dy shtetas për veprën penale “Dhunë në familje”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. (H).M., 30 vjeç, banues në Kreshpan, Fier, pasi gjatë kontrollit të banesës, iu gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
•B. F., 41 vjeç, banues në Fier, pasi në banesën e tyre, në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
•L. L., 40 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj prindërve të tij.

Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi F. C., 34 vjeç, banues në Levan, pasi për motive të dobëta ka kanosur me armë gjahu të cilën e kishte me leje, shtetasin S. M., 35 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.