Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 29 vjeç dhe R. M., 26 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të xhaxhait të tyre, shtetasit R. M., 28 vjeç.
Po nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi E. N., 35 vjeç, banues në Fier pasi qëllon me gurë në drejtim të shtëpisë së shtetasit N. G., si edhe shan dhe ofendon në rrugicat e lagjes.
Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier filloi procedimi penal për shtetasen M. D., 53 vjeçe, banuese në Tiranë (me detyrë notere pranë Dhomës së Noterëve Tiranë), pasi dyshohet se ka falsifikuar në kontratën e kredisë, shkrimin dhe nënshkrimin e shtetasve A. A., 56 vjeç dhe D. A., 24 vjeç, banues në Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.