Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin shtetasin M. Xh., 32 vjeç, banues në Patos, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi në Lagjen e Re, Patos, u gjet dhe sekuestrua një aparat celular me të cilin dyshohet se ushtronte aktivitetin e paligjshëm të organizimit të lotarive të palejuara.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. O., 59 vjeç, banues në Levan, Fier, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.