Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 18 vjeç dhe proceduan penalisht shtetasin Xh. D., 21 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në mjetin me drejtues shtetasin Xh. D. dhe pasagjer shtetasin E. D., këtij të fundit iu gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe 2 doreza metalike (përforcues grushti).
Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A. S., 39 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– E. V., 35 vjeç dhe E. M., 24 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.