Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh bënë ndalimin e shtetasit P. K., 21 vjeç, banues në lagjen “Holta”, Gramsh, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, pasi së bashku me shtetasin E. B., 31 vjeç, banues në Gramsh (i ndaluar nga shërbimet e Policisë, më datë 17.06.2022), dyshohet se kanë vjedhur pajisje të ndryshme në magazinën e shtetasit A. Xh.
Specialistët e Qarkulimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. K., 55 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjëndje të dehur;
-I. M., 32 vjeç, banues në fshatin Hajdaran, Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
—
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori për shtetasit:
-E. M., 30 vjeç, banues në fshatin Muriqan, Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij;
-S. B., 46 vjeç, banues në lagjen “Çlirimi”, Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur çantën e shtetases E. K. Vijon puna për kapjen e 46-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.