Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin G. Gj., 32 vjeç, banues në lagjen “5 Maji”, Elbasan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se në ambientet e qendrës shëndetësore në lagjen “Beqir Dardha”, i ka vjedhur shtetases E. N., portofolin me një shumë parash dhe disa dokumente.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. R., 22 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Prrenjas, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.