Me moton “Dhuro gjak, shpëto jetë”, një grup punonjësish të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë dhuruar gjak për fëmijë talasemikë.
Dhurimi u bë në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.
Nevoja për gjak është bërë më urgjente për fëmijët talasemikë, sidomos në këtë situatë ku dhuruesit janë shumë herë më të pakët se zakonisht.
Humanizmi dhe sakrifica janë në thelb të misionit të Policisë së Shtetit dhe në këtë kontekst u realizua dhurimi i gjakut për fëmijët talasemikë.
Ky solidarizimin dhe kontribut do të vijojë dhe në ditët e ardhshme nga strukturat e tjera të Policisë së Shtetit.
#DhuroGjakShpëtoJetë