Elbasan/Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, evidentohet dhe goditet një rast i paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit.
Oganizonin lojëra fati në lokal nëpërmjet celularëve, vihet në pranga pronari i lokalit, procedohet penalisht një shtetas që u kap në flagrancë në lokal.
Sekuestrohen 2 celularë.
Komisariati i Policisë Elbasan, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e lojërave të fatit, kanë intensifikuar kontrollet dhe kanë goditur 1 rast të kësaj veprimtarie.
Për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan:
-arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. K., 60 vjeç, banues në Elbasan. Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e 60-vjeçarit, në lagjen “Shënkoll”, shërbimet e Policisë gjetën në celularin e tij, biseda dhe aplikacione për vënien e basteve sportive;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi u kap në ketë lokal, duke vënë baste sportive nëpërmjet celularit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.