Elbasan – Kapet 1 person i shpallur në kërkim

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim nga strukturat e DVP Korçë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë kapjen e shtetasit në kërkim:

O. D., 38 vjeç, banues në Elbasan.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga strukturat e DVP Korçë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 08.09.2021, në Pogradec, ku shtetasi O. D., pasi ka konstatuar se po ndiqej nga shërbimet policore të DVP Korçë, ka braktisur mjetin tip “Volkswagen”, brenda të cilit u gjetën 12 emigrantë të paligjshëm.

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Pogradec.