Elbasan – Jo punës dhe shfrytëzimit të fëmijëve! Po, arsimit cilësor

Elbasan

Jo punës dhe shfrytëzimit të fëmijëve! Po, arsimit cilësor.

12 Qershori – Dita botërore kundër punës së fëmijëve. Në kuadër të kësaj dite Policia e Elbasanit  ishte pjesëmarrëse në aktivitetin që organizoi Bashkia, në bashkëpunim me institucionet e tjera dhe OJF-të e ndryshme që operojnë në qytetin e Elbasanit, për të dhënë mesazhe sensibilizuese për mbrojtjen e fëmijëve nga puna e paligjshme dhe shfrytëzimi, si dhe për qasjen për të gjithë fëmijët në një arsim sa më cilësor.

Nëse të gjitha institucionet, familja dhe shoqëria bëhen bashkë, mund të parandalohet ky fenomen i cili ndikon drejtpërdrejt në të ardhmen dhe personalitetin e fëmijës.

Pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe Policia me stenden  e saj, të cilën fëmijët e kanë vizituar dhe kanë bërë fotografi me punonjësit e policisë , makinat e motorrët.

Gjithashtu Policia në stendën e saj shpërndau për fëmijët manuale me këshilla  praktike për përdoruesit e rrugës, guida me këshilla praktike për Sigurinë në Shqipëri,  si dhe materiale të tjera sensibilizuese  për Bullizmin, Sigurinë në internet, varëse çelësash, dhe  stilolapsa me logon e Policisë.

Edhe vetë fëmijët dhanë mesazhet e tyre drejtuar bashkëmoshatarëve, por edhe instancave përgjegjëse për mbrojtjen e fëmijëve.

Syri rastin shikon, Goja rastin raporton , Policia rastin shpëton. STOP punës dhe shfrytëzimit të fëmijëve.

#policianëshërbimintuaj.