Vihet në pranga një 20-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke transportuar 13 shtetas të huaj nga vendet e treta.
Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Elbasan, për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas transportonte nga Korça, disa shtetas nga vendet e treta, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kapën dhe arrestuan shtetasin:
F.K., 20 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestim i tij u bë pasi në fshatin Mengël, Elbasan, u kap nga shërbimet e Policisë duke transportuar me mjetin e tij 13 shtetas të huaj.
Në momentin e ndërhyrjes së Policisë ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar dhe në tentativë për tu larguar ka braktisur mjetin e tij por është kapur nga shërbimet e Policisë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, ” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik “.