Elbasan – Finalizohet operacioni policor “Stëbleva”

 

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni policor “Stëbleva”.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Librazhd.

Sekuestrohet një sasi kanabis, automjeti ku u gjet lënda narkotike dhe dy aparate celular.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se 3 shtetas po transportonin lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stëbleva”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A.B., 31 vjeç, Sh.H., 31 vjeç dhe A.P., 31 vjeç, të tre banues në Durrës.

Në fshatin Stëblevë,Librazhd, gjatë kontrollit të mjetit tip “Nisan ”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 6 kg lëndë narkotike kanabis.

Vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që janë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale do t”i kalojnë Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.