Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 16 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur në një klinikë dentare në pronësi të shtetases A. Gj., disa bizhuteri floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
—
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasit:
-F. D., 28 vjeç, banues në Cërrik, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motor pa targa dhe pa dokumentacion;
-L. Ç., 62 vjeç, banues në Cërrik, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.