Ekipi ALBANIAN POLICE FORCE 🦅🇦🇱🦅 – Kualifikimi në fazën e parë 🏆

Ekipi i Futbollit ALBANIA POLICE FORCE kualifikohet në fazën e parë me 5 fitore, 1 humbje dhe 1 barazim. 🏆🇦🇱🦅
Forca Andrea Kola, Shaban Uka, Ergys Kadiu, Klodian Kadiu, Adi Pojana, Arben Salihi, Altin Kokomiri, Fatjon Baro, Olsi Radohina, Feliks Tota, Enes Brimi, Altin Tuci, Bledian Halili, Orest Muxhaj 🌟

Ekipi i minifutbollit që përfaqëson Policinë e Shtetit kualifikohet në fazën e parë të Kampionatit Botëror të Minifutbollit të Forcave të Rendit (World Peace Indoor Soccer Tournament), që zhvillohet në Hollandë.

Ekipi jonë, i cili sipas shortit ishte pjesë e Grupit B zhvilloi ndeshje me ekipet e Policisë së Gjermanisë, Ukrainës, Rusisë, Rumanisë dhe Belgjikës.

Urime ekipit për në fazën e dytë, pasi rezultatet sa më pozitive ndikojnë drejtpërdrejt në imazhin e Policisë së Shtetit në arenën ndërkombëtare.