DVP Vlorë/Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Sekuestrohen 13 kilogram lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva, vihet në pranga poseduesi i tyre.
Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas mbante lënde narkotike në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:
A. B., 45 vjeç, banues në Borsh, Himarë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 13 kilogramë lënde narkotike cannabis në formë boçeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.