DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin V. S., 61 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës së tij 24 vjeçe.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi T. B., 56 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr.4, Sarandë, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij dhe e ka mbajtur atë për një kohë të shkurtër, në zyrë, pa dëshirën e tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.