DVP Vlorë
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 24 vjeç, me detyrë sipërmarrës i një firme ndertimi, sepse ditën e djeshme, në lagjen “Uji i Ftohtë”, është dëmtuar lehtë duke punuar, shtetasi V. H., punonjës i kësaj firme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.