DVP Vlorë – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore u bë kapja e shtetasit Petro Doda, 50 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Lezhë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen E. C., 63 vjeçe, pasi ka bërë kallëzim shtetasja Z. S., se 63-vjeçarja ka përdorur të dhënat e saj personale me qëllim për t’i vjedhur pensionin.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.