DVP Vlorë – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 60 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë të ftohtë (shufër metalike).

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin italian A. B., 65 vjeç, pasi ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, se ky shtetas, për motive të dobëta, i ka shkaktuar asaj, dëmtime në sy.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum referuan materialet në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në Radhimë, dyshohet se për shkaqe aksidentale, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një beach bar, në pronësi të shtetases I. Z.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë është paraqitur shtetasi V. I., banues në fshatin Kaninë, i cili ka kallëzuar se prej datës 16.03.2024, është larguar nga banesa, vajza e tij 16-vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.