DVP Vlorë – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet 1 tjetër

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë vunë në pranga shtetasin S. B., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një 12-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 39 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se duke qenë në efektin e lëndëve narkotike, ka vjedhur një shumë parash, në kasafortën e një objekti fetar. Nga konsumimi i lëndëve narkotike, shtetasi E. M. është në spitalin e Tiranës, ku po merr ndihmë mjekësore.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.