DVP Vlorë
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin D. H., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka përplasur dy automjete të tjera, duke shkaktuar dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. T., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një banesë, në fshatin Poro.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. K., 44 vjeç, V. C., 37 vjeç dhe B. K., 34 vjeç, banues në Orikum, pasi dyshohet se në efektin e alkoolit, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte një 31-vjeçar, në Orikum.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.