DVP Vlorë
Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, për një 57-vjeçar që ra nga lartësia e një objekti, gjatë punës, dhe për pasojë u dëmtua, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për shtetasin O. M., 37 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë administrator i kompanisë që kryente punimet në këtë objekt.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Q., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja H. M., se 46-vjeçari e ka kanosur me mjet të mprehtë (sëpatë), për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim policor S. I., 35 vjeç, banues në Sarandë, pasi në bashkëpunim me shtetasin O. A., 28 vjeç (vijon puna për kapjen e tij), dyshohen se kanë vjedhur një celular dhe një shumë parash, në banesën e një shtetaseje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.