DVP Vlorë/Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

DVP Vlorë/Vihen në pranga 5 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan disa doza lënde të dyshuar kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Ç., E. C., T. N. dhe B. S., pasi kanë hedhur inerte në afërsi të shëtitores në Dhërmi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasin R. H., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme një 25-vjeçare, duke i dërguar mesazhe në rrjetet sociale.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. H., 42 vjeçe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në subjektin që kjo shtetase administron, është dëmtuar në dorë, gjatë procesit të punës, shtetasja M. M., e cila është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin G. S., 45 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 06.04.2024, në aksin rrugor “Alikokë – Babicë e Madhe”, Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasen L. P., 52 vjeçe, bashkë me një 4-vjeçar (këmbësorë). Të dy këta shtetas janë jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit V. V., 50 vjeç, banues në Sarandë dhe V. C., 46 vjeç, banues në Delvinë, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Skënderbeu”, duke drejtuar automjetet e tyre, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.