DVP Vlorë – Vihen në pranga 4 shtetas

DVP Vlorë/Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, dhe mbante në banesë fara kanabisi, me qëllim shitjen e tyre, vihet në pranga 32-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që ushtrojnë veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin F. B., 32 vjeç, banues në Vlorë. Nga verifikimet ka rezultuar se ky shtetas kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, duke dalë jashtë banesës së tij.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në ambientet e banesës së shtetasit F. B., shërbimet e Policisë gjetën një sasi farash kanabisi, të cilat i mbante me qëllim për t’i shitur, si dhe një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin D. Z., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.