DVP Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 39 vjeç, banues në Berat, N. M., 48 vjeç, banues në Kuçovë dhe K. K., 51 vjeç, banues në Finiq, pasi janë konstatuar duke transportuar me automjetet e tyre, mallra të dyshuara të kontrabanduara.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. M., 65 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ushtruar aktivitetin si taksist, pa licencën përkatëse dhe i paregjistruar në organet kompetente.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë kanë ndaluar për verifikim, automjetin tip “Benz”, me drejtuese shtetasen M. K., 37 vjeçe, e cila, pas kryerjes së testit të alkoolit, ka rezultuar ne gjendje të dehur. Për këtë arsye, kjo shtetase është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, ku ka kallëzuar se ishte dhunuar nga ish-bashkëjetuesi i saj.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin S. Ç., 40 vjeç, pasi dyshohet se më datë 19.02.2024, ka ushtruar dhunë ndaj kësaj shtetaseje.
Gjithashtu, pas komunikimit me prokurorin, për këtë rast, është arrestuar në flagrancë shtetasja M. K., për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-N. H., 21 vjeç, banues në Itali, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
F. M., 58 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.