DVP Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas

DVP Vlorë/Shërbimet e Policisë kanë intensifikuar kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, duke arrestuar në flagrancë 4 shtetas për vepra penale të ndryshme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin S. N., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në automjetin që ai drejtonte, iu gjet dhe sekuestrua një përforcues grushti.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë dhe të Seksionit të Policisë Rrugore në Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:

• E. M., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;

• A. K., 54 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur;

• A. K., 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.