DVP Vlorë/Vijojnë goditjet ndaj paligjshmërive. Ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim, arrestohen 2 shtetas që drejtonin mjetet në gjendje të dehur dhe procedohen penalisht 2 shtetas të mitur.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, bënë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e shtetasit H. H., banues në fshatin Risili, Vlorë.
Ky shtetas u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 1 vit, 11 muaj e 9 ditë burgim, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, për 2 shtetas të mitur të moshës 16 vjeç, pasi dyshohet se kanë hapur një llogari në rrjetin social “Instagram” dhe kanë postuar foto me përmbajtje denigruese ndaj një bashkëmoshatareje të tyre. Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.
Specialistët e Policisë Rrugore të DVP Vlorë dhe të Komisariatit të Sarandës arrestuan në flagrancë shtetasit:
– D. S., 30 vjeç, banues në Itali, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
– A. Ç., 50 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale për të gjitha rastet iu referuan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.