DVP Vlorë/Vihen në pranga 3 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin të cilin ky shtetas rezultoi se e drejtonte pa leje drejtimi, u gjetën dhe sekuestruan disa doza lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. G., 26 vjeç dhe A. A., 27 vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë iu kanë gjetur dhe sekuestruar doza lënde të dyshuar narkotike cannabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Komisariatit të Policisë Sarandë ekzekutuan urdhrin e Prokurorit, të datës 13.03.2024, për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim M. M., 47 vjeç, banues në Sarandë, ish-drejtor i ASHK Sarandë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin në gjendje të lirë për shtetasit:
V. Gj., pasi dyshohet se ka ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, 3 bazamente me beton dhe struktura hekuri, në Lukovë;
G. I., pasi dyshohet se ka ndërtuar pa lejen e organeve kompetente, 3 objekte me material hekuri, në Borsh.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 24 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.