Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Himarë, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit E. M., 43 vjeç, banues në Dhërmi, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”. Ky shtetas dyshohet se ka falsifikuar dokumentet e pronësinë të një sipërfaqeje toke, në Dhërmi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin N. Xh., 40 vjeç, banues në fshatin Velçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin L. C., 31 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, në rrugë, një shtetase të huaj 34 vjeçe.
Matarialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.