DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe vijojnë punën për kapjen e shtetasit M. M., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se i ka vënë zjarrin banesës së tij, në lagjen “28 Nëntori”.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin N. Dh., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. N., 18 vjeç, banues në Shëndëlli, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.