DVP Vlorë – Vihen në pranga 2 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grusht, shtetasin B. O., 63 vjeç, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, për shoqërimin në komisariat.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjëndje të lirë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, për shtetasin L. D., 35 vjeç, banues në Rumani (punonjës i shërbimeve të FRONTEX, jashtë shërbimit), pasi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Gajdar-Shijan, ky shtetas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjithashtu, 35-vjeçari nuk ka pritur shërbimet e qarkullimit rrugor, për kryerjen e veprimeve procedurale, por është larguar nga vendi i aksidentit.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.