DVP Vlorë – Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë

DVP Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. D., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur dhe sekuestruar një sasi farash cannabisi.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. K., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua një sasi lende e dyshuar narkotike cannabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. A., 51 vjeç, pasi ka bërë kallëzim ish-bashkëshortja e tij, se 51-vjeçari e ka kanosur me fjalë.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit K. Ç., 46 vjeç dhe S. Ç., 41 vjeç, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet e tyre, në gjendje të dehur.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin A. S., 45 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.