DVP Vlorë – Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 2 të tjerë për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. J., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende te forta shtetasit Q. K., E. K. dhe R.K.
– – – – –

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Vlorë, u proceduan penalisht për veprat penale “Punësim i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, shtetasit V. N., 49 vjeç, dhe V. D., 39 vjeç, banues në Vlorë.

Këta shtetas, janë ndaluar për kontroll nga shërbimet e Policisë, në lagjen “24 Maji”, duke transportuar me kamionët e tyre, materiale ndërtimi, për të cilat nuk dispononin faturë tatimore.

Në vijim të veprimeve u bë bllokimi i 2 kamionëve dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Vlorë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, vijon hetimi i këtij rasti.
– – – – –

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasin Y. Xh., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ka aksidentuar shtetasin L. M., 54 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.