DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. F., 33 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, është aksidentuar me një automjet tjetër me drejtues shtetasin D. D., 33 vjeç, i cili si pasojë ka ngelur i dëmtuar së bashku me pasagjeren shtetasen E. K. Të dy këta shtetas ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.