DVP Vlorë – Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, gjatë kontrollit të territorit në Ksamil, kanë konstatuar një ndërtim pa leje.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit A. D., 46 vjeç, banues në Konispol, pasi në Ksamil, u konstatua se ka ndërtuar një mur rrethues, pa leje nga autoritetet kompentente.

– – – –

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. M., 51 vjeç, banues në Vlorë, pas Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.