Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit Reshat Bendo 36 vjeç, banues në Vlorë, sepse Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 17.06.2021, e ka dënuar me 9 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”.
Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi R. R., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka goditur me mjet prerës, gjyshin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar proceduan penalisht për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, shtetasin P. K., 61 vjeç, banues në Orikum, Vlorë, pasi dyshohet se ushtronte aktivitetin si taksist, pa dokumentacionin përkatës, duke fshehur të ardhurat që përfitonte nga ky aktivitet.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht shtetasit:
– I. S., 41 vjeçe, banuese në Konispol, Sarandë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi është konstatuar duke kryer punime, pa lejen e organeve kompetente;
– L. H., 44 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi nuk i është bindur udhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin;
– A. L., 43 vjeç, banues në lagjen nr.2 Sarandë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, sepse ka thyer xhamin e automjetit në pronësi të shtetases G. Q., banuese në Delvinë.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë Vlorë, pasi më datën 15.03.2022, ka bërë kallëzim shtetasja e mitur R. Sh., 16 vjeçe, se e kanë kanosur me disa foto, në rrjetet e saj sociale.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi S. Z., 37 vjeç, banues në fshatin Resulaj, bashkia Selenicë, se në mënyrë të vazhdueshme është ofenduar dhe kanosur për jetën, nëpërmjet telefonit, nga një person i panjohur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.