DVP Vlorë – Procedohet penalisht 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasen E. M., 37 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka kallëzuar vajza e saj 15 vjeçe se kjo shtetase e ka nxitur të kryejë marrëdhënie seksuale me disa shtetas, për të përfituar para.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit S. S., 41 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ditën e djeshme, ka djegur me lëndë djegëse, portën e jashtme të një dyqani, në lagjen nr. 1.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Sot, rreth orës 00:55, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, në oborrin e një subjekti privat, ka rënë zjarr në një automjet tip furgon, dyshohet aksidentalisht për shkak të një shkëndije elektrike. Për pasojë është djegur furgoni dhe një automjet tjetër i parkuar në afërsi të tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.