DVP Vlorë – Procedohen penalisht 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit:

– E. R., 34 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij;

– J. H., 25 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vëllait të tij;

– Xh. K., 26 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj të dashurës së tij.

– A. Z., 32 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, sepse u konstatua duke kryer ndërtime në lokalin e tij, pa lejen e organeve kompetente.

– O. B., 27 vjeç, A. K., 25 vjeç, A. A., 49 vjeç dhe A. K., 43 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshshme”, pasi kanë organizuar grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, në Sheshin e Flamurit, në Vlorë.
——–
Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasi A. Ç., 56 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, se nipi i tij, shtetasi B. R., 44 vjeç, banues në lagjen “29 Nëntori”, është larguar nga banesa më datë 02.04.2022 dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.