DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin M. C., 38 vjeç, pasi nga kontrolli fiziki, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjëndje të lirë për shtetasin O. R., 44 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, i ka dëmtuar automjetin, shtetasit L. S.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit M. Sh., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer punime ndërtimi, pa leje, në një objekt në fshatin Cerkovinë.
—-
Ditën e djeshme, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, në banesën e tij, në Ksamil, shtetasi L. P., 37 vjeç. Nga hetimet paraprake, 37-vjeçari që ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, dyshohet se e ka humbur jetën, prej shkaqeve natyrale. Vijon puna për të dokumentuar ligjërisht shkakun e kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.