DVP Vlorë – Procedohen penalisht 2 shtetas

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. G., 60 vjeç, pasi dyshohet se aksidentalisht ka djegur disa pemë ulliri, në tokën që ka në përdorim.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. A., 50 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka bërë kallëzim një shtetase 33 vjeçe, se 50-vjeçari ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.