DVP Vlorë/Policia Rrugore, monitorime dhe kontrolle intensive në akset rrugore

DVP Vlorë

Policia Rrugore e qarkut Vlorë, monitorime dhe kontrolle intensive, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Gjatë 10 ditëve të para të muajit shkurt, Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha akset kryesore, duke synuar rritjen e sigurisë rrugore dhe ndëshkimin e shkeljeve që vënë në rrezik jetën e qytetarëve.

Në fokus kanë qenë shkeljet më problematike, veçanërisht përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit, shpejtësia tej normave të lejuara dhe mosrespektimi i këmbësorëve – faktorë që çojnë drejtpërdrejt në aksidente me pasoja të rënda.

Rezultatet e kontrolleve:

✅ 7drejtues mjetesh të arrestuar – ( 5 për drejtim mjeti, në gjendje të dehur dhe 2 për drejtim mjeti, pa leje drejtimi);
✅ 5 drejtues mjetesh të proceduar në gjendje të lirë;
✅ 3 leje drejtimi të pezulluara;
✅ 1540 masa administrative për shkelje të ndryshme.

❌ Shkeljet më të evidentuara:

Përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit – 271 masa administrative
Mosrespektimi i këmbësorëve – 108 masa administrative;
⚡ Shpejtësi mbi normat e lejuara – 310 masa administrative;
Mosvendosja e rripit të sigurimit – 156 masa administrative;
Parakalime të rrezikshme – 127 masa administrative;
Xhama të zinj jashtë kritereve të lejuara – 51 masa administrative;

Masa edhe për parkimet e gabuara. Në bashkëpunim me shërbimet e Rendit, janë marrë masa ndaj mjeteve të parkuara gabim, që pengojnë lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin normal të automjeteve.

⚠ Drejtues mjetesh, shmangni përdorimin e celularit, respektoni rregullat e qarkullimit dhe kujdesuni për sigurinë tuaj dhe të tjerëve!

Policia Rrugore do të vijojë kontrollet intensive në të gjithë qarkun, duke ndëshkuar shkelësit, për të garantuar një mjedis më të sigurtë për të gjithë qytetarët!