DVP Vlorë
Pamjet e dy operacioneve policore të koduara “Danger” dhe “Indoor”, të finalizuara me sukses nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
• Operacioni “Danger”, për kapjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i cili qarkullonte i armatosur në qytetin e Vlorës. Në cilësinë e provës materiale u sekestrua arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.
• Operacioni “Indoor”, për zbulimin e një laboratori të kultivimit të bimëve narkotike me llamba. U vunë në pranga 2 shtetas dhe u shpall në kërkim organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, si dhe u sekuestruan qindra bimë kanabisi dhe pajisje speciale për rritjen e tyre.